BASAKSEHIR - FENERBAHÇE

Foto: Fenerbahçe Official
Fernandao mjaftoi për fitore në derbi
11 February, 2018 @21:41
Fenerbahçe duke e mposhtur liderin e Superligës Turke Basaksehirin me rezultat 2-0, e zbriti diferencën në dy pikë në krye të klasifikimit, ku vazhdon të qëndrojë aktualisht ekipi që u mposht sot.
Për fitoren e Fenerit, u kujdes sulmuesi brazilian Fernandao i cili shënoi dy herë.
Skuadra e trajnerit Aykut Kocaman, gjendet në pozitën e tretë me 41 pikë, sikurse Galatasarayi me një ndeshje më pak.
Mirëpo, kjo fitore e Fenerbahçes do të thotë shumë për rivalin e tyre të përbetuar Galatasaray, pasi që në rast se Galata mposht nesër Antalyasporin, do të merr lidershipin e Superligës turke.
Aktualisht, Basaksehir ka 43 pikë nga 21 ndeshje, Galatasaray 41 nga 20, Fenerbahçe 41 nga 21 dhe Besiktas 40 nga 21.