CITY - LEICESTER

Aguero i pamëshirshëm, City deklason Leicesterin
10 February, 2018 @20:20
Me një Aguero në super-formë, skuadra e Manchester Cityt e ka fituar me rezultat 5-1 takimin ndaj Leicester Cityt.
Argjentinasi sot shënoi plot 4 herë, ndërsa goli tjetër i Cityt u shënua nga Sterling, për ta kompletuar një tjetër paraqitje fantastike të ‘Citizens’. Goli i vetëm për mysafirët u shënua nga Jamie Vardy.
Katër golat e shënuara sonte e rikthejnë Agueron në garë për golashënuesin më të mirë të sezonit në Premier League, pasi që argjentinasi tashmë ka vetëm 2 gola më pak (21) se lideri Harry Kane (23).
Kjo fitore bën që City të vazhdojë pa probleme drejt titullit, ndërsa Leicesteri mbetet i qetë në mesin e tabelës.