BESIKTAS - KARDEMIR

Besiktasi fiton, -3 nga kreu
10 February, 2018 @18:48
Pa shumë probleme, skuadra e Besiktasit ka shënuar fitore ndaj skuadrës Kardemir Karabuk.
Ndeshja u mbyll me rezultatin e thellë 5-0, rezultat ky që e afron Besiktasin në 3 pikë nga Basaksehiri, lideri aktual i Superligës Turke.
Sa i përket ndeshjeve tjera të skuadrave që po luftojnë për titull, Basaksehiri takohet nesër me Fenerin në derbin e javës, derisa Galatasaray luan të hënën ndaj Antalyasporit në shtëpi.