MIQËSORE

Vëllaznimi mbyll fazën përgatitore me fitore
10 February, 2018 @15:59
Me fitore e ka mbyllur fazën përgatitore në Ulqin skuadra e Vëllaznimit.
Në takimin e fundit përgatitor gjakovarët e mposhtën me rezultat 1-0 skuadrën e Otrantit nga Ulqini.
Golashënues i vetëm i gjakovarëve në këtë takim ishte Egzon Gashi, ndërsa pas ndeshjes skuadra gjakovare raportohet të jetë nisur drejt Kosovës.