FIORENTINA - JUVE

Bernardeschi e Higuain për lidership
9 February, 2018 @22:44
Në takimin hapës të xhiros së XXIV në Serie A, Juventusi ka shënuar fitore ndaj Fiorentinës.
Epërsia e Juventusit erdhi nga Bernardeschi, lojtari i ardhur pikërisht nga Fiorentina, goli i të cilit erdhi nga një gjuajtje e lirë e ekzektuar mjeshtërisht, derisa goli i dytë erdhi nga argjentinasi Higuain pak minuta para fundit.
Në anën tjetër, Fiorentina pati një penallti të anuluar nga sistemi VAR në pjesën e parë të duelit.
Kjo fitore e ngrit në krye Juventusin të paktën përkohësisht, me Napolin që ndeshjen e xhiros nuk e ka zhvilluar ende.