TOTTENHAM - ARSENAL

Përsëri Kane, Tottenhami dominon dhe fiton
10 February, 2018 @15:23
Edhe pse fillimisht menduam se do të shihnim një përballje me shumë gola, ndeshja mes Tottenhamit dhe Arsenalit u mbyll me vetëm 1 gol të shënuar.
Derbi i Londrës Veriore i takoi Tottenhamit, ndërsa si zakonisht vendimtar për skuadrën e tij u tregua Harry Kane, i cili shënoi me kokë pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë dhe ia dhuroi fitoren skuadrës së tij.
Ky ishte goli i shtatë i anglezit Harry Kane në shtatë përballjet e tij ndaj Arsenalit.
Në fakt, sikur të mos ishte për portierin Cech, fitorja e Tottenhamit do të ishte shumë e thellë, pasi që ishte portieri Cech ai që e shpëtoi skuadrën e tij në disa raste tejet të volitshme të vendasve për shënim.
Kjo fitore e ngrit Tottenhamin në vendin e tretë dhe ia jep një shtytje në luftën për top4, derisa Arsenali mbetet ende i gjashti në klasifikim.