KOLUMNE

5 për fundjavë!
Shkruan: LUAN MORINA
10 February, 2018 @11:52
Ndeshjet më interesante të fundjavës. Më të mirat që duhet t’i shikoni.
Tottenham – Arsenal (e shtunë, ora 1e30)
Ironike është që nga një ekip fitues i titujve e finalist i Ligës së Kampionëve që konkurronte me ekipet më të mëdha evropiane, të biesh në pozitë të konkurrosh me ekipet lokale për pozitën e dytë në ligë kur një ekip autsajder si Leicester City fiton titullin.
Kohërat kanë ndryshuar dhe Tottenhami, si për nga loja si për nga rezultatet është shumë më i mirë se Arsenali viteve të fundit. Kjo duhet të vazhdoj edhe së paku këtë vit, edhe pse ‘gunners’ kanë bërë disa veprime interesante gjatë janarit. Kanë heq gajlet e verës me vazhdimin e Ozilit dhe largimin e Sanchezit, dhe tani kanë shtruar një bazë që do ti bënte vërtetë konkurrent sezonin e ardhshëm. E për momentin, derbi ndaj Tottenhamit të cilët janë të kompozuar tashmë dy sezone pritet të dhuroj një spektakël futbolli ashtu siç ofron Premier League.
Bayern – Schalke (e shtunë, ora 6e30)
Në Bundesliga, Bayerni ka kryer punën e titullit moti kohë. Ajo çfarë u nevojiten janë fitoret ndaj rivalëve kombëtar si Schalke. Në një luftë regjionesh, Bayerni nuk lëshon pe lehtë, ngjashëm si kundër ekipeve lokale. Janë duke marr një formë dominuese që pritet të kulmoj me kthimin e Ligës së Kampionëve.
Në anën tjetër, Schalke ka gjetur veten me Tedescon, dhe huazimi i Pjacas ka zbutur paksa inatin me largimin e Goretzkas. E Leoni mund të mos jetë i vetëm në ‘Allianza Arena’ sezonin e ardhshëm, me Max Meyer pranë skadimit të kontratës. Një derbi që mund të përfundoj për një periudhë të shkurtër kur ‘bavarezët’ mund të lëshojnë një stuhi drejt portës së Fahrmann i cili së fundmi ka pasur një ndeshje për tu harruar.
Napoli – Lazio (e shtunë, ora 15n9)
Lazio ka nisur të shfaq të qara në momentin ma të përshtatshëm të sezonit. Si zakonisht shkurti është muaji ku dëshmohet nëse një ekip ka aftësi dhe numër të mjaftueshëm të lojtarëve për të vazhduar luftën deri në fund, apo do të nis periudhën rigjeneruese duke lëshuar pikë e humbur hapa drejt synimit të tyre sezonal.
Për momentin që të dyja akoma janë në rrugën e tyre – Napoli si kurrë më parë ka gjasa të fitoj titullin dhe të ndërpres serinë e Juventusit që e ka bërë Serie A të duket si sfilatë mode deri tek titulli; derisa Lazio pothuajse ka siguruar Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm dhe Europa League për të dyja duket të jetë një ‘shqetësim’ i panevojshëm. Ndonëse titulli është diçka që ia vlen të luftohet për edhe në Europa League. Të dyja luajnë futboll të bukur, të shpejtë, jo të përqendruar në mbrojtje, dhe përpos kësaj kanë një kuadër të kënaqshëm talentesh. Mund të jetë ndeshja më e mirë e vikendin bashkë me derbin e Londrës.
Sevilla – Girona (e diel, ora 12)
Ndër ekipet më atraktive në La Liga këtë sezon ka qenë Girona. Me pronarët e rinj, grupin që ka Manchester Cityn prej të cilëve kanë një pjesë të konsiderueshme të lojtarëve të huazuar, dhe nën udhëheqjen e Pablo Machin i cili po përfundon sezonin e katërt me ta, kanë ofruar lojëra tepër të bukura. Nuk janë vetëm lojtarët e huazuar të Cityt si Maffeo, e më pak Luiz e Garcia që po kontribuojnë në formën e mirë. Stuani i ardhur nga Middlesbrough është kthyer në një sulmues solid për kah numri i golave derisa Pons e Portu mbajnë mesfushën tejet në takt.
Në anën tjetër Sevilla me Montellan ka pasur disa gabime së fundmi, përkundër kualifikimit në finale të Kupës së Mbretit. Navas është kthyer në krahë të mbrojtjes, ashtu siç bënte tek City, Geis ka gjetur më shumë hapësirë e N’Zonzi është kthyer në ekipin e parë. Megjithatë, nëse nuk ka një kontinuitet rezultatesh, duke parë formën e Villarrealit, dhe Valencian tashmë në mbi ta, Sevilla rrezikon të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve. Një ndeshje tjetër vitale është edhe kjo të dielën në drekë kundër Gironës, aspak e lehtë.
Basaksehir – Fenerbahce (e diel, ora 5)
java e kaluar ka qenë e kobshme për ekipet lidere të Superligës turke. Kjo do të vazhdoj për njërën nga ekipet e Stambollit. Basaksehir kanë bërë bujë me transferimin e Arda Turanit, ndonëse si ekip nën udhëheqjen e Avdullah Avcit suksesi i këtij viti s’do të mungonte aspak. Nënkampionët aktual, këtë vit synojnë titullin, dhe nuk janë aspak të çmendur në këtë synim. Fenerbahce nuk është në formë të vazhdueshme dhe problemet në kryesi, që më në fund pritet të sjellin një president të mençur, padyshim që po ndikojnë edhe në rezultatet sportive.
Është një derbi i ri i Stambollit, i cili mund të shndërrohet në një zakon të ri për sezonet vijuese, me Basaksehirin si ekipi i katërt më i mirë nga kryeqendra turke.