KUKËSI - KAMZA

Befason Kamza, mposht Kukësin në “Zeqir Ymeri”
10 February, 2018 @15:48
Humbjen e Flamurtarit mbrëmë nuk ka ditur ta shfrytëzojë skuadra e Kukësit sot.
Skuadra nga veriu i Shqipërisë gaboi në ndeshjen e zhvilluar ndaj Kamzës në shtëpi, duke e humbur mundësinë që të ngjitet në vendin e dytë në tabelë.
Golin e fitores për Kamzën e shënoi Rezi në minutën e 70’ të ndeshjes, gol që doli të ishte vendimtar në epilogun përfundimtar të takimit.
TABELA AKTUALE KATEGORIA SUPERIORE
Kjo humbje e mban Kukësin në vendin e tretë, derisa fitorja e sotme bën që Kamza të jetë e katërta me pikë të barabarta me Kukësin.