STOKE - BRIGHTON

Shaqiri përsëri shënon, i gjashti i sezonit
10 February, 2018 @17:58
Sikur xhiron e kaluar, edhe këtë xhiro Xherdan Shaqiri e ka gjetur golin për skuadrën e Stoke Cityt.
Shaqiri shënoi sot në pjesën e dytë të ndeshjes, për ta ndihmuar skuadrën e tij ta fitojë një pikë në përballjen ndaj Brightonit.
Në fakt, skuadra e Stoke Cityt ishte shumë pranë fitores, mirëpo mesfushori Charlie Adam gaboi nga pika e bardhë në minutat shtesë të ndeshjes dhe Stoke nuk arriti ta fitojë ndeshjen dhe mbetet akoma në zonën e rrezikshme.
Sa i përket Shaqirit, ky ishte goli i tij i gjashtë sivjet në Premier League.