FUTSALL EURO 2018

Foto: uefa.com
Portugalia me yllin Ricardinho, fiton europianin
11 February, 2018 @11:32
Me fitore në finale ndaj Spanjës, 3-2, pas vazhdimeve, Portugalia për herë të parë në histori të vendit është shpallë kampion i Europës në futsall.
Portugalia është bërë gjithashtu vendi i dytë në histori të UEFAs që pas europianit në futboll, ka fituar edhe europianin në futsall.
Magjistari i ekipit, Ricardinho, është shpallë lojtari më i mirë i turneut dhe ka thyer disa rekorde, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 22 gola në total.