ARBËR ZENELI

Foto: Heerenveen SC
Goli i radhës për reprezentuesin
10 February, 2018 @22:44
Mesfushori i reprezentacionit të Kosovës, Arbër Zeneli, është në formë të mirë këtë vit.
Pas asistimeve në ndeshjet e kaluara, ai sot i ka ndihmuar ekipit të tij të shpëtojë së paku një pikë në shtëpi, në ndeshje ndaj Rodas.
Arbër Zeneli (22) ka shënuar golin e barazimit në minutën e 74-të të ndeshjes, për të barazuar rezultatin në 1-1 dhe për t’ia sjellë pikën e radhës ekipit të tij, Heerenveen.
Ky ka qenë goli i tretë i Zenelit këtë stinor në Eredivisie, në 11 paraqitjet e tij.
Përndryshe, Heerenveen, është në pozitën e nëntë të klasifikimit të elitës holandeze, me 30 pikë nga 22 ndeshje.