NAPOLI-LAZIO

Në krye, edhe për një xhiro
10 February, 2018 @22:49
Nuk kanë gabuar. Ekipi i Elseid Hysajt (90 min. në fushë sot), Napoli, ka shënuar fitore ndaj Lazios së Tomas Strakoshës, 4-1, përkundër se mysafirët avancuan heret në takim.
Pak para fundit të pjesës së parë, Napoli barazoi, ndërsa në pjesë të dytë shënoi edhe tre herë tjera në portën e Strakoshës, për të garantuar kreun e Serie A-së së paku edhe për një javë tjetër.