REAL MADRID - REAL SOCIEDAD

Hat-trick sonte, për të trembur Parisin
10 February, 2018 @22:56
Topi i Artë i vitit të shkuar, Cristiano Ronaldo, është kthyer në formë.
Ai ka shënuar hat-trick në fitoren e Real Madridit 5-2 ndaj Real Sociedadit sonte në Bernabeu, derisa i ka çuar edhe selam Paris St Germainit, që janë mysafirë të radhës në Madrid, në përballjen e Ligës së Kampionëve që luhet 4 ditë më pas.
Ndeshja e sontme ka treguar që djelomshat e Zinedine Zidane mund të kthehen shpejt në formën e frikshme të stinorit të kaluar, ndërsa golat e Ronaldos kanë kënaqur të gjithë, posaçërisht kur dihet rivali i radhës dhe rëndësia e asaj gare.