SUPERLIGA TURKE

Galatasaray fiton dhe merr kreun
12 February, 2018 @20:47
Me 3 gola të shënuara në 38 minutat e para të ndeshjes, Galatasaray krijoi epërsi solide ndaj Antalyasporit dhe takimin e mbylli me fitore 3-0, rezultat ky i cili e ngrit në krye të klasifikimit skuadrën e drejtuar nga Fatih Terim.
Gomis (2) dhe Feghouli (1) shënuan për Gallatën sonte, derisa mysafirët nga Antalya nuk e gjetën golin në asnjë moment.
Fitorja e sontme bën që Galatasaray të jetë lider me 1 pikë më tepër se Basaksehiri, ndjekësi më i afërt, ndërsa më pas pasojnë Fenerbahçe e Besiktasi, që ndodhen 3, respektivisht 4 pikë larg kreut.