JOSE MOURINHO
Foto: premierleague.com
Po të luanim edhe 10 orë, s’do të shënonim
11 February, 2018 @21:48
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, i ka hedhur fajin Perendive të futbollit sot, pas disfatës nga Newcastle United, 1-0.
“Perenditë e futbollit ishin në anën e tyre sot. Fitorja s’do të na vinte sot,” ka thënë Mourinho pas ndeshjes së humbur.
TABELA AKTUALE E PREMIER LEAGUE
“Verdikti im është se ne edhe po të luanim 10 orë sot, nuk do të shënonim assesi. Ata shfrytëzuan gabimin tonë në mbrojtje dhe nga një gjuajtje e lirë laterale shënuan,” ka shtuar portugezi, duke mos i lënë pa lëvduar as kundërshtarin.
“Ata kanë luftuar për pikët e tyre kur ishin në sulm, kanë dhënë jetërat e tyre sot për të mbajtur portën e paprekur. Mendoj se kjo është mënyrë shumë e bukur për të fituar një ndeshje,” ka vlerësuar Mourinho ekipin e Neëcastle’it.