FC PRISHTINA

Prishtina zhvendoset në Pejë
12 February, 2018 @20:41
“Shahin Haxhiislami” do të jetë ‘shtëpia e përkohshme’ e Prishtinës në futboll.
Skuadra nga kryeqyteti, stadiumi i së cilës është ende duke u rinovuar, pjesën vjeshtore të sezonit e kaloi me ‘shtëpi’ në Drenas, ndërsa në stinorin pranveror si vendase do të luajë në Pejë.
Lajmi u bë i ditur pak më parë nga faqja zyrtare e klubit bardhekaltër, i cili pranverën e hap me duelin ndaj Llapit pikërisht në “Shahin Haxhiislami” të Pejës.