ARSENAL

Lëndohet Lacazette, operimi i detyrueshëm
13 February, 2018 @15:23
Arsenali do të jetë pa shërbimet e francezit Alexandre Lacazette për 4-6 javë.
Lajmi u bë i ditur sot, me francezin që ka pësuar një lëndim në gju dhe operimi i tij ishte i detyrueshëm.
Lëndimi i Lacazette dhe fakti që Aubameyang nuk ka të drejtë loje në Europa League bëjnë që opcioni i vetëm për Wengerin në sulm në Europa League të jetë Danny Welbeck. Aventura e Arsenalit në fazën e eliminimit direkt në këtë garë fillon të enjten ndaj Ostersundsit.