PAS ANULIMIT NDAJ AZERBEJXHANIT

Kosova siguron dy miqësore për mars
Teksti: FFK
14 February, 2018 @15:56
Federata e Futbollit e Kosovës, me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të reprezentacionit A të Kosovës, do të organizojë një kamp përgatitor në Paris të Francës prej 20 deri më 27 mars.
Së këndejmi FFK-ja ka rritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Madagaskarit dhe të Burkina Fasos që t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore në Paris.
Ndeshja kundër Madagaskarit fillimisht ishte paraparë të zhvillohet më 25 mars, por më vonë në pajtueshmëri të dy federatave është vendosur që ndeshja të luhet më 24 mars, derisa ndeshja kundër Burkina Fasos të zhvillohet më 27 mars.
Ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Francovile”.