1/8: JUVENTUS - TOTTENHAM

Foto: UCL
Dominim anglez në Torino, Tottenhami në avantazh
13 February, 2018 @22:36
Pas paraqitjeve fenomenale në Premier League në ndeshjet ndaj Unitedit, Liverpoolit dhe Arsenalit në 3 xhirot e fundit, Tottenhami ka impresionuar edhe me paraqitjen e shfaqur sonte në Torino ndaj Juventusit. Borozani.com
Përkundër disavantazhit të hershëm prej 2 golave, njëri prej tyre nga pozita jashtë loje e tjetri nga pika e bardhë, Spurs e diktuan tempon e ndeshjes përgjatë gjithë kohës dhe shënuan 2 herë në terrenin mysafir, duke marrur një rezultat shumë pozitiv para ndeshjes kthyese në Londër.
Si në posedim të topit e si në rastet e krijuara, Tottenhami sonte u tregua skuadër më e mirë, ndërsa në sy ranë dy mesfushushorët Dembele e Eriksen, që zhvilluan paraqitje fenomenale.
CHAMPIONS LEAGUE - SKEMA DREJT FINALES
Kane dhe Eriksen shënuan për londinezët sonte, derisa duhet përmendur edhe një penallti e shpërdoruar nga Higuain në fundin e pjesës së parë, penallti e cila mund t’i kishte dhënë kahje tjetër ndeshjes sikur të shënohej.
Dueli kthyes më 7 mars në Angli nis me Tottenhamin favorit, që kalon tutje edhe me barazim pa gola apo 1-1, e në anën tjetër Juventusi udhëton me qëllimin e vetëm për të shënuar, para se të mendojë për gjërat tjera.