KUPA E KOSOVËS: IST-DRI

Raste plotë, Neziraj vendimtar
14 February, 2018 @21:57
Dominim total i Dritës në ndeshje. Asnjë rast për Istogun vendas në pjesë të parë dhe në finish, fund dramatik.
Drita mposhti Istogun me golin e shënuar nga Haxhi Neziraj në fillim të ndeshjes. Edhepse gjilanasit kishin me dhjetëra raste, ata nuk arritën ta kalonin portierin Podrimaj të Istogut, e në dy raste edhe transversalen e portës së tij.
Përndryshe, Neziraj është njëri ndër përforcimet më të mëdha të Dritës dhe Superligës përgjatë afatit kalimtar të janarit.
Istogu në fund pati dy raste të mira për të barazuar dhe për të çuar ndeshjen në vazhdime, por mbrojtësit e Dritës reaguan saktë.
Në fund, Drita me meritë, por rrezikshëm, gëzoi dhjetëra intelektualë që kishin udhëtuar prej Gjilani për të përkrahur skuadrën dhe për të siguruar biletën për çerekfinale të Kupës.