KUPA E KOSOVËS: DRE-ARB

Hamiti show, Drenica në çerekfinale
14 February, 2018 @22:33
Njeriu që ka përfunduar pjesën vjeshtore të stinorit si bashkëlider i golashënuesve në Superligë, Genc Hamiti, ka treguar se edhe në pranverë do të jetë rrezik për portat kundërshtare.
Hamiti ka shënuar katër herë sot në portën e Arbërisë nga Dobraja, për fitoren e lehtë dhe të thellë të Drenicës ndaj rivalit në Kupë, 7-1.
Njëkohësisht, kuqezinjtë nga Skenderaj, shënuan edhe fitoren më të thellë të ditës në kuadër të Kupës, derisa rivalin e radhës e presin të premten në short, që nis në ora 14:00.