NATA E EUROPA LIGËS

Milan mbron nderin italian
15 February, 2018 @23:40
Kanë përfunduar ndeshjet e para të fazës së parë eliminatore të Europa Ligës, ku ka pasur rezultate prej më të ndryshmeve.
Ajo që ishte befasuese në natën e parë pranverore të Europa Ligës, ka qenë fakti që ekipet italiane dështuan nga rivalët e tyre, përveç Milanit, që mbrojti nderin italian duke mposhtur Ludogoretsin në Razgrad, bindshëm 0-3 (Cutrone 45’, Rodriguez 64’, Borini 90’).
Borussia Dortmund mposhti Atalantën e Etrit Berishës, 3-2, me dy gola të shpejta të Mitchy Batshuayit në fund, ndërsa Napoli u befasua keq nga Leipzigu në shtëpi, 1-3. Njejtë, Lazio nuk arriti të kalojë mirë në Rumani, ku FCSB i mposhti 1-0.
Adnan Januzaj shënoi në barazimin e Real Sociedadit ndaj Salzburgut të Valon Berishës, 2-2, në Anoeta.
Ekipi i vetëm anglez në Europa Ligë, Arsenal kaloi lehtë befasinë e garës, Ostersunds, 0-3 (Monreal 13’, Sotirios 24’ (AG), Ozil 58’).