RENDITJA E FIFAs, SHKURT 2018

Ngritje në FIFA për Kosovën e Shqipërinë
15 February, 2018 @16:01
Renditja e fundit e reprezentacioneve të FIFA-së ka parë këtë muaj Kosovën dhe Shqipërinë të ngritur për një pozitë më lartë.
FIFA ka publikuar sot renditjen e muajit shkurt për ekipet përfaqësuese, ndërsa Shqipëria e drejtuar nga Christian Panucci dhe Kosova që aktualisht është në dorën e Muharrem Sahitit, kanë regjistruar ngritje të vogël.
Shqipëria prej pozitës së 60-të është ngritur në pozitën e 59-të të renditjes mujore të FIFA-së.
Ndërsa Kosova prej pozitës së 178-të në renditje, ka kapërcyer në pozitën e 177-të.
Sa i përket shteteve vetëm të UEFA-së, Shqipëria është e 31-ta, ndërsa Kosova e 51-ta, prej 55 anëtareve të UEFA-së.
Pas Kosovës në renditje janë vetëm: Lihtenshtajni, Malta, San Marinoja dhe Gjibraltari.