REAL MADRID - PSG

Kampioni tregon forcën, shkon në Francë me epërsi
14 February, 2018 @22:38
Me fitoren e Real Madridit është mbyllur dueli i parë i 1/8 së finales mes kampionit evropian dhe PSG-së.
Francezët kaluan të parët në epërsi me golin e mesfushorit Rabiot, mirëpo Reali reagoi me 3 gola të shënuara dhe takimin e mbylli me fitore 3-1.
Ronaldo (2) dhe Marcelo (1) shënuan për përmbysjen madrilene, ndërsa ky rezultat bën që Reali për në Francë të niset me një epërsi të konsiderueshme, e Parisi në anën tjetër përkundër transferimeve të panumërta, duket se mbetet i pafuqishëm të garojë me ‘të mëdhenjtë’ e Evropës.
SKEMA DREJT FINALES - CHAMPIONS LEAGUE
Sa i përket statistikave, Ronaldo tashmë ka shënuar 101 gola me Realin në Champions League në 95 paraqitje të zhvilluara.