PORTO - LIVERPOOL

Foto: Squawka
Super Liverpool, në çerekfinale me goleadë
14 February, 2018 @22:49
Vazhdojnë mbrëmjet e mira për skuadrat angleze në Evropë.
Pas rezultatit pozitiv të Tottenhamit në Torino dhe goleadës së Cityt në Zvicër, paraqitje fenomenale ka shfaqur edhe Liverpooli.
Skuadra nga Merseyside e deklasoi 0-5 Porton në Portugali, për të qenë kështu pothuajse në çerekfinale, me ndeshjen e kthimit që pritet të zhvillohet vetëm për statistika.
SKEMA DREJT FINALES - CHAMPIONS LEAGUE
Mane (3), Salah (1) dhe Firmino (1) shënuan për ‘The Reds’ sonte, ndërsa vendasit nuk e gjetën golin e nderit në asnjë moment.
Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave zhvillohet më 6 mars.