Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANALIZË

5 për fundjavën e pavarësisë

Graph. Olsen Kraja

5 për fundjavën e pavarësisë


Shkruan: LUAN MORINA

16 February, 2018 @15:09

Do të ketë ndeshje interesante edhe këtë fundjavë, kur Kosova feston 10-vjetorin e adhuruesit e futbollit europian do të mund t’i shikojnë ato në atmosferë feste!

Sheffield Wednesday – Swansea City (e shtunë, ora 1e30)

Nga ekipi që luftonte në ndeshjen finale të playoffit për kualifikim në Premier League, të cilën e kishin humbur nga Huddersfield Town, në penallti, deri në ekipin që rrezikonte të binte në zonë për mbijetesë në Championship, kishin kaluar vetëm 6 muaj për Sheffield Wednesday. Mbi të gjitha, ekipi i Atdhe Nuhiut ishte tejkaluar edhe nga rivalët e qytetit, Sheffield United që kishin ardhur nga League One për të luftuar për kualifikim në Premier League qysh në sezonin e parë në Championship.

FA Cup

Gjatë gjithë kësaj kohe në krye të Sheffield Wednesday kishte qenë trajneri aktual i Swansea Cityt, Carlos Carvahal. Kolegu i Mourinhos dhe Rui Farias tani është afër të shpëtoj Swansean nga rënia në Championship, dhe fitoret ndaj Arsenalit, Liverpoolit, e Burnleyt iu kanë dhënë kurajë uellsianëve.
Në anën tjetër, Wednesdayt i ka munguar Forrestieri i cili ka qenë i lënduar për një kohë të gjatë. Nuhiu nuk ka gjetur shumë hapësirë, por në sulm janë mirë të mbuluar me George Boyd e Steven Fletcher. Zakonisht në FA Cup aktivizohen lojtarët rezervë, prandaj ka shanse të mira të shohim Atdheun këtë fundjavë.

Schalke – Hoffenheim (e shtunë, ora 6e30)

Ekipi i Julian Nagelsmannit është ndër ekipet me formën më të ‘pistë’ këtë kampionat në Bundesligë. Sot humbin nga Hamburger, javën e ardhshme mposhtin Leipzigun, për të vazhduar në mes-javë të barazojnë me Ludogoretsin. Kjo formë u ka kushtuar gjatë vjeshtës duke mbetur mbrapa në Bundesligë dhe duke u eliminuar nga Europa League. Së fundmi kanë gjetur pak këndellje duke fituar kundër Mainzit me Kramaricin e Szalain që kanë gjetur formën pas largimit të Wagnerit dhe largimit në pritje të Uth.

Schalke vs Hoffenheim

Uth do të mund të shijoj arenën në Gelsenkirchen ku nga korriku do të jetë pjesëtar i Schalkes, e ndoshta edhe bashkëlojtar i Dionis Avdijajt. Kosovari është zhvendosur në huazim tek Roda, derisa Schalke ka sjell Marko Pjacan nga Juventusi për pozitë të ngjashme. Edhe ashtu Avdijaj s’ka qenë pjesë e planeve të Tedescos, i cili kundër Hoffenheimit do të kërkoj të këndell ekipin pas humbjeve nga Bayerni e Leverkuseni.
Është një duel i ekipeve në drejtime të kundërta këtë muaj dhe me gjasë vetëm njëra mund të ndryshoj formën. Mendoj që Schalke do të dal më e mirë.

Torino – Juventus (e diel, ora 12:30)

Nuk kemi çfarë të mendojmë se kush do të del më i mirë në këtë përballje. Juventus duhet të jenë të motivuar pas barazimit kundër Tottenhamit, në një ndeshje të turpshme për kampionin e gjashtëfishtë të Italisë! Të dominohesh nga ekipi i tretë i Premier League, në mes të Torinos, është turp për një ekip që ka qenë dy herë finaliste e Ligës së Kampionëve viteve të fundit. Kalimi në fazën tjetër nuk është i humbur. Por, ky është Allegri, dhe ka ardhur koha që Juventusi të shfrytëzoj këtë potencial edhe në Evropë.

Torino

Në Itali e kanë shfrytëzuar në derbin torinez. Në Kupë kanë mposhtur Torinon 2-0, që është humbja e fundit e Torinos. Në Serie A, së fundmi janë mposhtur nga Napoli dhe ardhja e Mazzarrit ka kthjellë ekipin. Atmosfera e derbit duhet të jetë e mjaftueshme për të parë këtë ndeshje. Ndoshta Juventusi s’do të demoloj kundërshtarët e qytetit si Sassuolon. Por, s’do ti kursejnë për ‘respekt’! Për shikuesit mund të jetë një pasqyrë e qartë për dallimin ndërmjet Juventusit në Evropë dhe Juventusit në Itali.

Borussia Monchengladbach – Borussia Dortmund (e diel, ora 6)

Sikur tek ndeshja tjetër nga Bundesliga në 5-shen e kësaj jave, edhe (ky derbi ë fjalorthin e portalit Koha.net!) kjo përballje gjen dy ekipe në trajektore të kundërta së fundmi.
Monchengladbach ka bërë lëshime të panevojshme kundër Leipzigut dhe Stuttgartit dhe ndoshta mund edhe të fajësojnë Thorganin për gabim fatal në ndeshjen e javës së kaluar. E javën e kaluar, Hecking ka aktivizuar edhe Drmicin e Bobadillan vetëm e vetëm të gjej golin. Nuk ia ka dal, dhe mbetet të shihet se çfarë do të bëj këtë javë. Nuk janë keq me sulm, por me një mesfushor ofensiv si Thorgan Hazard dhe një Lars Stindl që më shumë përshtatet me rolin e gjysmë-sulmuesit nuk e kanë të lehtë të gjejnë golin.

Borussia Monchengladbach stadium

Në anën tjetër, largimi i Aubameyang për gjithë ato para dhe ardhja e Batshuayit kanë ndezur ‘milionerët’. Belgu qysh në ndeshjen e parë ishte pranë het-trikut po të mos anulohej goli i tij i tretë. Formën e ka vazhduar me gol kundër HSV-së dhe dy gola për të shkrirë epërsinë e Atalantas në Europa League. Stoger ka ‘hallakatur’ mesfushën duke i dhënë më shumë hapësirë Dahoudit. Gotze është kthyer në formë të shkëlqyeshme, Reuss është kthyer nga lëndimi, e edhe Schurrle ka gjetur asistimet e golat. Një BVB e këtillë do të duhej të konkurronte për titull. Fatkeqësisht konkurrojnë vetëm për pozitën e nënkampionit. Tashmë sa vite.

Milan – Sampdoria (e diel, ora 15n9)

Në letër Milani mund të duket sikur është duke shkatërruar konkurrentët. Në fushë, nëse e shikoni vazhdimisht, e shihni që e vetmja gjë që është përmirësuar është vetëbesimi i lojtarëve. Akoma nuk ka lojë, akoma ka mungesë kreativiteti. Por, ajo që nuk mungon është euforia e bashkë-fansave të mi që ndizen me fjalët e Mirabellit për t’i dhënë Gattusos kontratë dhjetë vjeçare, e përmirësuar për të dytën herë këtë vit kontratën e Cutrones.
Kjo eufori mund të shuhet këtë të diele, nëse Giampaolo ia del të shfrytëzojë dobësinë e Milanit në mbrojtje nga kundërsulmet dhe me ndërrime të shumta të vijës ofensive. Me Quagliarrellan s’do të duhej të ishte shumë problem, pasi përkundër moshës, ai është i aftë të kryqëzoj rrugët sa për të futur në telashe mbrojtjen kundërshtare. Këtu Milani ka dobësi pasi ende nuk ka ide të qarta se si duhet të bëhet tranzicioni në mbulimi kokë-për-kokë, e edhe më keq janë në mbulimin zonal, sidomos në kundërsulme.

Milan vs Sampdoria

Sa herë që kam përmendur Sampdorinë në 5-she, kam hedhur vëmendjen tek treshja e mesfushës – Praet, Torreira, Linnety. Mbani sytë pak edhe tek Kownacki e Caprari nëse gjenë minuta. Përndryshe, Sampdoria ka ekip të mirë, plotë talente, por nuk janë të gjerë sa për të konkurruar edhe në Evropë sezonin e ardhshëm. Fitorja në San Siro do ti afronte ata edhe kah Liga e Kampionëve, njëkohësisht duke fundosur Milanin edhe një herë. E kundërta do të vazhdonte euforinë, që do të duhej të merrte fundi më së voni në ditët e fundit të shkurtit dhe të parat të marsit kur kanë gjysmëfinalen me Lazion dhe derbin me Interin. Me formacion të pandryshueshëm siç po bën Gattuso, lodhja do të del në pah ato ditë, kur edhe presin rivalin e ri në rrethin e dytë eliminator të Europa League. Kuptohet, nëse kalojnë Ludogoretsin!


KOLUMNE

Si kaloi gjysmëvjetori te Lazio?

Serie A/Analiza

Si kaloi gjysmëvjetori te Lazio?

17/02/18 @ 16:00

KOLUMNE

Si kaloi gjysmëvjetori te Tottenhami?

Premier League/Analiza

Si kaloi gjysmëvjetori te Tottenhami?

17/02/18 @ 08:00

KOLUMNE

Si kaloi gjysmëvjetori te Interi?

Serie A/Analiza

Si kaloi gjysmëvjetori te Interi?

16/02/18 @ 16:00

TË DIELËN

Rikthehet Superliga

FFK Superliga

Rikthehet Superliga

16/02/18 @ 14:34

SHORTI ÇEREKFINALES

Drenica me fat, hidhet shorti i çerekfinales

FFK Superliga/FFK Liga e parë

Drenica me fat, hidhet shorti i çerekfinales

16/02/18 @ 14:03

PARA OSE GJATË MARSIT

Miqësoret me selektor të ri!

Kosova/International

Miqësoret me selektor të ri!

16/02/18 @ 09:50

SHORTI I KUPËS

Cili ekip do të shkojë direkt në gj’finale?!

FFK Superliga/FFK Liga e parë

Cili ekip do të shkojë direkt në gj’finale?!

16/02/18 @ 09:35

KOLUMNE

Si kaloi gjysmëvjetori te Juventusi?

Serie A/Analiza

Si kaloi gjysmëvjetori te Juventusi?

16/02/18 @ 08:45

NATA E EUROPA LIGËS

Milan mbron nderin italian

Europa League

Milan mbron nderin italian

15/02/18 @ 23:40

KOMUNIKATA E SKËNDERBEUT

Skënderbeu sqaron situatën

FSHF Kategoria Superiore/Europa League

Skënderbeu sqaron situatën

15/02/18 @ 16:32

RENDITJA E FIFAs, SHKURT 2018

Ngritje në FIFA për Kosovën e Shqipërinë

Shqipëria/Kosova

Ngritje në FIFA për Kosovën e Shqipërinë

15/02/18 @ 16:01

BAYERN

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

Champions League/Bundesliga/Transfere

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

18/07/23 @ 20:00

FRANCEZI

Marcus Thuram zyrtarisht te Inter

Bundesliga/Serie A/Transfere

Marcus Thuram zyrtarisht te Inter

02/07/23 @ 19:39

DREJT KROACISË

Leon Dajaku - zyrtarisht te Hajduku i Splitit

FFK Superliga/Bundesliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Leon Dajaku - zyrtarisht te Hajduku i Splitit

27/06/23 @ 16:52

BUJUPI #meKOSOVËN

Eliot Bujupi i të rinjëve të Stuttgartit, do ta përfaqësojë Kosovën

Kosova/Bundesliga/Transfere

Eliot Bujupi i të rinjëve të Stuttgartit, do ta përfaqësojë Kosovën

24/06/23 @ 20:42

A PO SHKON DREJT NGRITJES?

Donis Avdijaj në FC Zurich

Bundesliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Donis Avdijaj në FC Zurich

15/06/23 @ 15:45

GARDIAN I RI TE KAMPIONI

Andrea Hoxha, portier i ri i Ballkanit

FFK Superliga/Bundesliga/Transfere

Andrea Hoxha, portier i ri i Ballkanit

10/06/23 @ 19:27

DY TROFE RADHAZI

Leipzig mbron trofeun e Kupës së Gjermanisë

Bundesliga

Leipzig mbron trofeun e Kupës së Gjermanisë

03/06/23 @ 22:53

BAYERN KAMPION!

Bayern kampion! Dortmund çon në kotësi rastin e artë

Bundesliga

Bayern kampion! Dortmund çon në kotësi rastin e artë

27/05/23 @ 21:46

DISFATË E RËNDË

Hertha Berlin mposhtet në goleadë, pranë rënies nga Bundesliga

Bundesliga

Hertha Berlin mposhtet në goleadë, pranë rënies nga Bundesliga

12/05/23 @ 22:46

PROBLEME NË BAYERN

Bayern suspendon Sadio Manén

Champions League/Bundesliga

Bayern suspendon Sadio Manén

13/04/23 @ 15:47


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga