UEFA
‘Adem Jashari’ një ditë larg licencës
21 June, 2017 @12:17
Ka mbetur shumë pak kohë deri në ditën kur Kosova zyrtarisht do të ketë stadium që i përmbush kriteret e UEFA-së!
Përmes një interviste të dhënë dje për ‘Kohavisionin’, sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, ka thënë që për t’u kompletuar gjithçka në lidhje me licencën kishte mbetur vetëm çertifikata e sigurisë së stadiumit, dokument të cilin ai e dërgoi dje dhe tashmë procesi pritet të mbyllet.
Inspektime nga UEFA nuk pritet që të ketë më, ndërsa licencimi përfundimtar i stadiumit pritet të ndodhë nesër, 22 qershor. Më pas, skuadrat Trepça ‘89 dhe Prishtina ndeshjet e tyre kualifikuese në garat evropiane në fillim të muajit korrik do t’i zhvillojnë në ‘Adem Jashari’ të Mitrovicës.