ANSI AGOLLI
Agolli: Do të japim maksimumin
24 March, 2017 @10:49
Kapiteni i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, në konferencën për shtyp ka folur në lidhje me ndeshjen kundër Italisë, që do të luhet sot.
“Fjalët janë të pakta për këtë ndeshje pasi është një ndeshje mjaft e rëndësishme për skuadrën tonë. Kemi përballë një skuadër mjaft të fortë siç është Italia. Do të bëjmë maksimumin në këtë ndeshje me këtë skuadër mjaft të mirë. Shpresoj që edhe me ndihmën e tifozëve të marrim një rezultat pozitiv për këtë ndeshje,” ka thënë ai.
Më tej, Agolli ka folur për mundësinë e kualifikimit të Shqipërisë në Botëror, duke e quajtur këtë si një ëndërr shumëvjeçare.
“Kemi vite e dekada që ëndërrojmë. Kanë ëndërruar edhe breza para nesh dhe e ndjej noshta pak më shumë se lojtarët e tjerë. Kjo për faktin se Italia është një skuadër që e kemi pasur aq afër por asnjëherë nuk na ka rënë fati për të luajtur kundër,” tha kapiteni.