PODUJEVË

Ahmet Haliti, ndarja e radhës te Llapi
7 June, 2021 @23:01
Qendërmbrojtësi 32 vjeçar nga Podujeva, Ahmet Haliti, është ndarë me skuadrën e tij të deritashme, KF Llapi. Sonte, llapjanët bënë të ditur ndarjen e radhës nga klubi, derisa Haliti do të shikojë skuadër të re për stinorin që vjen, me përvojën e tij të madhe.
Kujtojmë, Haliti më parë ka qenë pjesë e Prishtinës, Feronikelit dhe Bylisit.
“Ju njoftojmë se kemi mbyllur me marrëveshje bashkëpunimin me qendërmbrojtësin Ahmet Haliti. Klubi falenderon Halitin për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës,” ka shkruar Llapi në njoftimin e botuar sonte lidhur me ndarjen e radhës nga klubi.
Kujtojmë sot Llapi njoftoi për ndarje edhe me mesfushorin Mentor Zhdrella.