STATISTIKA
Ajax, Harvardi i futbollit
25 February, 2015 @14:55
Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive, CIES, në analizën statistikore të fundit të nxjerrë në lidhje me ekipet që prodhojnë më së shumti futbollistë në 31 ligat më të mira europiane, ka ardhë në përfundim se Ajax është ekipi i parë në Europë për këtë çështje.
Kriter në hulumtim ka qenë që një lojtar të jetë së paku tre stinorë pjesë e një ekipi në moshat 15-21 vjeçare.
CIES kështu ka nxjerrë se Ajax i Amsterdamit ka stërvitur 77 futbollistë të cilët janë aktiv në 31 ligat më të mira të Europës për momentin.
Në vendin e dytë ka dalë të jetë Partizani i Beogradit, derisa në të tretin ka qenë Barcelona.
Mëposhtë, shikoni listën e TOP 20 ekipeve prodhuese europiane.
Prodhuesit e futbollistëve në Europë:
1 | Ajax Amsterdam | HOL | 77 futbollistë | |
2 | Partizan Beograd | SRB | 74 futbollistë | |
3 | Barcelona | SPA | 57 futbollistë | |
4 | Dinamo Zagreb | KRO | 50 futbollistë | |
5 | Shakhtar Donetsk | UKR | 50 futbollistë | |
6 | Hajduk Split | KRO | 49 futbollistë | |
7 | Real Madrid | SPA | 47 futbollistë | |
8 | Sporting Lisbona | POR | 47 futbollistë | |
9 | Crvena Zvezda Beograd | SRB | 47 futbollistë | |
10 | Sparta Prag | ÇEK | 46 futbollistë | |
11 | Feyenoord Rotterdam | HOL | 45 futbollistë | |
12 | Dynamo Kiev | UKR | 44 futbollistë | |
13 | Dynamo Minsk | BLR | 41 futbollistë | |
14 | Porto | POR | 41 futbollistë | |
15 | Lyon | FRA | 40 futbollistë | |
16 | MTK Budapest | HUN | 40 futbollistë | |
17 | Hereenven | HOL | 40 futbollistë | |
18 | Manchester United | ANG | 39 futbollistë | |
19 | Vojvodina Novi Sad | SRB | 37 futbollistë | |
20 | HJK Helsinki | FIN | 36 futbollistë |