MBROJTËSI

Ajeti kërkohet nga kampioni shqiptar
24 July, 2015 @9:25
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, që ka shkëputur kontratën me Baselin në Zvicër është në kërkim të një ekipi.
Ndër të tjera, ai ka bërë të ditur se ka oferta nga Superliga turke, por ka edhe një ofertë interesante nga kampioni shqiptar, Skënderbeu i Korçës, ka bërë të ditur sot Koha Ditore.
Ajeti është kërkuar nga kreu i Skënderbeut, Ardjan Takaj, për t’i ndihmuar ekipit shqiptar që të sigurojë Ligën e Kampionëve dhe ky fakt nuk është mohuar nga lojtari.
Arlindi 21 vjeçar ka kërkuar vend të sigurtë në përbrje të parë të Baselit dhe pasi që një gjë të tillë nuk e ka pasur të garantuar është në kërkim të një ekipi.