MILIONERËT

Arsenal mund të blejë çdokë!
24 July, 2015 @9:07
Arsenal ka para. Janë 200 milionë funta në bankë dhe Arsene Wenger mund t’i shpenzojë si të dojë ato.
“Nuk kemi pasur shumë para derisa barteshim në stadiumin Emirates, tash jemi shumë më të lirë në këtë drejtim,” ka thënë drejtori Lord Harris për Daily Mail sot.
“Ne mund të dalim në treg dhe të blemë cilindo lojtar që dëshirojmë, përveç atyre që nuk shiten natyrisht. Në llogari kemi 200 milionë funta. Ne mund t’i themi trajnerit që nuk kemi para dhe ai nuk do të mërzitet për këtë, por ne mund t’i japim atij 100 milionë funta dhe ai mund t’i mos shpenzojë ato fare,” ka shtuar ndër të tjera Harris.
Më tej ai ka bërë të ditur se deri më tani Wenger i ka dorëzuar listën e lojtarëve që i kërkon si përforcim për stinorin e ri, duke mos bërë të ditur emra, por ka thënë se është një qendër sulmues në pyetje.
E në rrjete sociale menjëherë kanë filluar shakatë për Wengerin që njihet si trajner që nuk shpenzon.
Arsenal 'have £200m in the bank and can buy anyone they want' http://t.co/i40n6nK4Ct pic.twitter.com/JUBeGlAHgG
— Eurosport UK (@Eurosport_UK) July 24, 2015