RIZA LUSHTA
Akinyemi fatal për Gjilanin
15 April, 2016 @17:12
Skuadra mitrovicase, Trepça ‘89, ka shënuar fitore të lehtë përballë Gjilanit në kuadër të xhiros XXVI në Superligë.
Dy golat e nigerianit Adeleke Akinyemi dhe një i Mërgim Pefqelit, ia kanë siguruar tre pikë të reja xehetarëve, derisa gjilanasit u kundërpërgjigjën me golin e vetëm të Alban Rexhepit.
Trepça ‘89 me këtë fitore ngjitet në pozitën e tretë me 42 pikë, tre më shumë se Gjilani që aktualisht mban pozitën e pestë.
Javën e ardhshme ‘89-shi do të jetë mysafir i Llapit, kurse Gjilani do ta pret në shtëpi skuadrën e Besës.