STAT'S
Statistika pas shortit të Ligës së Kampionëve
15 April, 2016 @12:11
Rruga për finale tashmë përfundimisht është e qartë për të gjitha skuadrat e mbetura në Ligën e Kampionëve.
Real Madrid e Manchester City duhen luftuar mes vete ashtu si Atletico Madrid ndaj Bayernit.
Por, çka thonë të dhënat historike të klubeve pas këtij shorti.
Së pari, Manuel Pellegrini, trajner i Cityt do të ndeshet me ish ekipin e tij, Real Madrid.
Pastaj, Atletico - Bayern, është përsëritje e finales së vitit 1974.
Bayern dhe Atletico janë takuar vetëm njëherë në gara europiane dhe kjo pikërisht në finalen e vitit 1974. Bayern ka barazuar në ndeshjen e parë 1-1, ndërsa në të dytën ka fituar 4-0 për të vendosur trofeun në vitrinat bavareze.
FOTO: Bayern - Atletico Madrid (v. 1974)
City dhe Real janë takuar në stinorin 2012/13 në Ligë të Kampionëve. Real kishte fituar 3-2 në shtëpi, ndërsa në “Etihad” ndeshja kishte përfunduar baraz 1-1.
Real Madrid nuk ka humbur në asnjë nga 8 ndeshjet e fundit ndaj skuadrave angleze.
Pep Guardiola, trajner i Bayernit, ka menjanuar në short skuadrën e tij të re, Manchester City.
Atletico Madrid është mposhtur vetëm njëherë nga 8 takimet e fundit me ekipet gjermane.