FERONIKELI
Albert Bunjaki te Feronikeli
14 November, 2019 @13:22
Ish-selektori i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, arriti marrëveshje me kampionin aktual të Superligës së Kosovës, Feronikelin, por jo si trajner. Ai do të jetë këshilltar i klubit.
Bunjaki ka arritur një marrëveshje afatgjatë për organizimin e klubit, ndërsa lajmin e ka bërë të ditut skuadra e Feronikelit.
48 vjeçari Albert Bunjaki, ishte në krye të Kosovës nga viti 2010 e deri në tetor të vitit 2017, duke qenë një nga themeluesit e përfaqësueses dhe një nga më meritorët për sukseset e skuadrës sot.