CELTIC

Foto: Albian Ajeti
Albian Ajeti pas akuzave: Unë nuk simuloj
11 February, 2021 @20:55
Sulmuesi i Celtic, Albian Ajeti, është kritikuar se ka simuluar në fitoren 4-0 të ekipit të tij ndaj Kilmarnock dhe mund të dënohej me dy ndeshje moslojë, shkruan Sky Sports.
Ish-sulmuesi i West Ham e ka kundërshtuar këtë duke insistuar se ai nuk simulon.
“Nëse ata duan të më quajnë simulues, mund ta bëjnë, por nuk është e vërtetë” - tha Ajeti.