Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFER

Albion Ademi prezentohet te kampioni i shumëfishtë i Suedisë

Albion Ademi prezentohet te kampioni i shumëfishtë i Suedisë


21 January, 2021 @22:14

Futbollisti prishtinas, Albion Ademi, është futbollisti i ri i 12 herë kampionit të Suedisë, skuadrës Djurgardens.

Talenti 21 vjeçar ka bërë hap të madh në karrierë duke u transferuar nga skuadra finlandeze, IFK Mariehamn.

Me këtë të fundit Albioni ka shkëlqyer në këtë stinor me 14 gola në 22 paraqitje, duke u renditur si golashënuesi i dytë më i mirë në kampionatin finlandez.

Ademi më parë ke qenë reprezentues i grupmoshave të reja të përfaqësueses së Finlandës, para se ta ndërronte shtetësinë për ta veshur fanellën kuqezi të Shqipërisë. Ai ka 5 paraqitje me Shqipërinë U21, ndërsa një herë ka qenë edhe i grumbulluar me kombëtaren A.

Djurgardens është skuadra e parë për Ademin jashtë kufirit të Finlandës.


 
Të gjitha lajmet nga