Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRIA - FERIZAJ

Albion Kurtaj me dy gola, Ferizaji fiton në Vushtrri

Albion Kurtaj me dy gola, Ferizaji fiton në Vushtrri


18 February, 2024 @16:01

Me përmbysje e ka fituar takimin e sotëm ndaj Vushtrrisë skuadra e Ferizajit.

Pas pjesës së parë që u mbyll pa gola, të parët në epërsi në pjesën e dytë kaluan vushtrriasit, por mysafirët nuk u dorëzuan dhe përmbysën gjithçka për fitoren përfundimtare 1-2.

TABELA AKTUALE

Albion Kurtaj shënoi dy herë në këtë fitore të Ferizajit sot (58’, 70’), kurse golin e Vushtrrisë e shënoi Dior Zabërgja në minutën e 54’.

Kështu, lufta e Ferizajit drejt ngjitjes në Superligë vazhdon, kurse Vushtrria nuk po kalon një sezon aq të mirë këtë herë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë