Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOGU - DINAMO

Pa gola në Istog, lideri ndalet

Foto: FC Dinamo / FB

Pa gola në Istog, lideri ndalet


18 February, 2024 @15:48

Lideri i Grupit A, Dinamo, është ndalur në barazim pa gola sot.

Ferizajasit i ndali skuadra e Istogut, me takimin mes skuadrave në fjalë që përfundoi 0-0.

TABELA AKTUALE

Raste për shënim patën të dyja skuadrat, por rrjetat nuk u tundën asnjëherë dhe pikët u ndanë.

Për momentin, Dinamo i prin Grupit A të Ligës së Parë, kurse Istogu është i fundit në këtë grup.

Xhiron e ardhshme, Dinamo e pret Trepçën ‘89, kurse Istogu luan në udhëtim te Trepça, skuadra tjetër mitrovicase.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë