Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VLLAZNIA - 2 KORRIKU

Pa fitues mes Vllaznisë e 2 Korrikut në Pozheran

www.2korriku.com

Pa fitues mes Vllaznisë e 2 Korrikut në Pozheran


18 February, 2024 @15:57

Barazim mes Vllaznisë e 2 Korrikut sot në Grupin B të Ligës së Parë.

Pjesa e parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi 1-1, e gola nuk dhuroi pjesa e dytë, duke bërë që 1-1 të mbetet rezultati përfundimtar i ndeshjes.

TABELA AKTUALE

Omar Nuhu shënoi i pari për epërsinë e Vllaznisë në minutën e 5’, e pastaj Jehon Stublla shënoi për 2 Korrikun në minutën e 25’.

Siç dihet, Vllaznia këtë sezon po lufton për mbijetesë në Ligën e Parë, kurse 2 Korriku është paksa më i qetë rreth mesit të tabelës.

Raiffeisen Liga e Parë, Java e Pesëmbëdhjetë

KF Vllaznia – FC 2 Korriku [1:1]

Golashënues: Omar Nuhu 5’; Jehon Stublla 23’

Gjyqtarët e ndeshjes: Ilaz Ajeti (Gjilan), Muharrem Hamiti (Podujevë), Albion Qelaj (Pejë), Granit Gashi (Prizren)

Delegati e ndeshjes: Kadri Cikaqi nga Suhareka

Vëzhguesi i i gjyqtarëve: Nexhmedin Mehana nga Vushtrria

Formacioni startues i Vllaznisë: Syar Halabaku, Erblir Avdiu, Alban Rexhepi, Taulant Ajeti, Ernis Topalli, Henry Austine Onoka, Omar Nuhu, Elbasan Jakupi /kap./, Zgjim Mustafa, Dabriel C. N. Meyanui, Erzen Hyseni. Kryetrajner: Nazmi Rama.

U inkuadruan edhe: Fisnik Saliu 56’, Omer Shemshiji 56’, Ardi Arifi 71’, Bleart Dragobuzhda 71’

Formacioni startues i 2 Korrikut: Flamur Neziri, Andi Namoni, Abit Salihu, Agron Beqiri, Jehon Stublla, Andi Oruqi /kap./, Gneilepkan Marius Camara, Shqiprim Kelmendi, Aurel Limani, Ilir Sedolli, Gustavo H. S. Faria. Kryetrajner: Besim Ademi.

U inkuadruan edhe: Ardit Gashi 80’, Enes Duraku 80’, Ideal Abdullahu 84’, Londrit Hamidi 90’, Ylli Prekopuca 90’


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë