Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA'89 - BALLKANI

Albion Rrahmani përsëri në skenë, Ballkani fiton

FOTO/ Ballkani

Albion Rrahmani përsëri në skenë, Ballkani fiton


23 February, 2023 @15:16

Kampioni i Superligës së Kosovës, Ballkani, përsëri me ndihmën e super Albion Rrahmanit, arriti të kthehet në Suharekë me pikët e plota.

Skuadra mitrovicase në minutën e 14’ me Armend Gashin e goditi shtyllën që ishte edhe rasti më i mirë i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë që të dyja skuadrat nuk ishin produktiv deri në minutën e 88’, kur pas harkimit të Nazmi Gripshit, Albion Rrahmani shënoi me kokë dhe ia solli 3 pikët për Ballkanin.

Rrahmani në super formë, shënoi golin e 6 në 3 ndeshjet e fundit deri 13 gola është golashënuesi më i mirë deri më tani i Superligës.

TABELA AKTUALE

Ballkani me 47 pikë rimer kryesimin nga Drita me 44 pikë, kurse Trepça’89 gjendet në pozitën e 7 me 22 pikë.

Në xhiron tjetër Ballkani do të përballet me Dukagjinin, derisa skuadra mitrovicase me Gjilanin.


 
Të gjitha lajmet nga