DRENICA 0-1 LLAPI

Foto: KFLlapi/fb
Alef Firmino sjell fitoren për Llapin
14 August, 2022 @19:00
Llapi ka dalë triumfues në duelin e parë të stinorit 2022/23 ndaj Drenicës dhe atë si mysafir, në ndeshjen që u zhvillua në “18 qershori” të Klinës, pasi që “Bajram Aliu” në Skenderaj po renovohet.
Ka qenë braziliani Alef Firmino që ka shtyrë topin në rrjetë, në pjesë të parë të ndeshjes, pas një tentimi të llapjanëve, që ka treguar lojë të mirë, por jo me shumë raste konkrete - për përfundimtaren Drenica 0-1 Llapi [Alef Firmino 35’].
Gjithsesi, nësë shikohet e tërë ndeshja, Llapi e mori fitoren për të cilën luftoi, jo me plotë fuqi.
Drenica e Bekim Shotanit tentoi më shumë në pjesë të dytë, por pos dy gjysmërasteve, nuk pati diçka konkrete nga ata.
Fitorja bën që Tahir Batatina të nis me tri pikë sezonin për podujevasit, derisa Drenica e Bekim Shotanit do të duhet të komponohet edhe më, pas këndelljes financiare, për të luftuar mirë në Superligë këtë sezon.