I RIKTHEHEN FITORES

Alex Isak vendos, Newcaslte mbetet i treti
15 January, 2023 @17:36
Së paku derisa Manchester United të zhvillojë ndeshjen e mbetur, Newcastle United do të qëndrojë në pozitën e tretë të renditjes tabelare të Premier Ligës, pasi që sot mposhti Fulhamin me golin e vetëm të shënuar nga Alex Isak për përfundimtaren, Newcastle 1-0 Fulham [Isak 89].
Isak ka qenë zëvendëues në këtë ndeshje dhe është futur nga trajneri Eddie Howe në minutën e 71, ndërsa shënoi pak para fundit të ndeshjes. Krejt kjo erdhi pasi që Aleksandar Mitrovic i Fulhamit dështoi nga penalltia në minutën e 69 të ndeshjes (shikojeni videon se si).
Lajm i mirë për Howe është edhe rikthimi i yllit lokal në St James’ Park, Alain St Maximin, që luajti tërë pjesën e dytë, kur zëvendësoi Bruno Guimaraesin. Newcastle i kthehet fitores pas dy barazimeve në ligë, ndërsa është ekipi me më së paku humbje në elitën angleze, duke mbetur i treti në renditje me këtë fitore.
Kliko X për të larguar reklamën dhe për të shikuar golin vendimtar të ndeshjes