DUKAGJINI - LLAPI

Alidema për 22min, ngrit Llapin në pozitën e 4
23 February, 2023 @15:01
Skuadra e Llapit me rezultat minimal e mposhti Dukagjinin me rezulat 0-1 [Festim Alidema 12’].
Pas një super asistimi nga meksikani, Francisco Rivera, Festim Alidema e parabolloj portierin Kenan Haxhihamza dhe shënoi për skuadrën nga Podujeva.
Alidema në minutën e 22’u lëndua dhe u detyrua të zëvendësohet me Drilon Fazliun, por goli i tij mjaftoi për 3 pikët e radhës për Llapin, ngase në pjesën e dytë nuk u tundën rrjetë e të dyja skuadrave.
Llapi me këtë fitore ngritet në pozitën e katërt mbi Prishtinën me 29 pikë, kurse Dukagjini me 25 pikë mbetet në pozitën e gjashtë.
Në xhiron tjetër Llapi takohet me Prishtinën, derisa Dukagjini udhëton në Suharekë për tu përballur me Ballkanin.
Skuadra e Tahir Batatinës ka bilanc prej 3 fitoreve në 3 ndeshje në stinorin pranveror.