Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KONTRATË 3-VJEÇARE

Almir Kryeziu lë Dritën për Ballkanin

Almir Kryeziu lë Dritën për Ballkanin


10 June, 2023 @20:04

Këmbëshpejti Almir Kryeziu ka lënë ekipin e tij Drita, për të nënshkruar kontratë afatgjate me kampionin aktual të Kosovës, Ballkani. Skuadra kampione ka bërë të ditur sot se Kryeziu ka nënshkruar kontratën tre-vjeçare me ekipin që drejtohet nga Ilir Daja dhe se do të nis menjëherë përgatitjet me skuadrën për të qenë i gatshëm për ndeshjet ndërkomëbtare, ku Ballkani do të merr pjesë në raundin e parë kualifikues për Ligë të Kampionëve.

“Kemi kënaqësinë t’u njoftojmë se sulmuesi këmbëshpejtë Almir Kryeziu tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës kampione. FC BALLKANI ka arritur marrëveshje 3 vjeçare me futbollistin, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Dritës. Kryeziu është bashkuar menjëherë me ekipin, si një armë e fortë më shumë për trajnerin Ilir Daja. Klubi i uron mirëseardhje Almirit dhe shumë suksese të përbashkëta drejt synimeve tona.” — ka shkruar njoftimi i Ballkanit për lojtarin në fjalë.

Kryeziu 24-vjeçar i lindur në Xërxe më parë ka qenë pjesë e Arbërisë, Xërxës, Lirisë e Rahovecit. Ai është 172-centimetra i gjatë, ndërsa në stinorin e fundit me Dritën ka regjistruar 31 paraqitje në Superligë, duke shënuar 2 gola dhe duke dhuruar 5 asistime për bashkëlojtarët.◼️


 
Të gjitha lajmet nga