KOSOVA
Alushi dhe Bunjaku marrin lejen nga FIFA
31 August, 2016 @15:22
Dy futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, Enis Alushi dhe Albert Bunjaku, kanë marrë lejen përfundimtare nga FIFA për të luajtur ndeshje zyrtare me Kosovën.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, gjatë konferencës për shtyp që u organizua sot.
Alushi ka qenë pjesë e përfaqësueses U20 të Gjermanisë, ndërsa Bunjaku pjesë e përfaqësueses A të Zvicrës, dhe për të luajtur me Kosovën në ndeshje zyrtare, është dashur të marrin leje të veçantë nga FIFA.
Në pritje të lejes nga FIFA, tashmë janë edhe tetë futbollistë të përaqësueses së Kosovës që janë përfshirë në listën e Albert Bunjakit për ndeshjen e 5 shtatorit kundër Finlandës.
Përveç njoftimit për lejet e dhëna nga FIFA, në konferencën e sotme është prezentuar edhe sponzori i ri i përfaqësueses, TEB Bank, me të cilin është nënshkruar kontratë dy vjeçare.