LIGA E PARË
Petrit Tahiri i bashkohet Vushtrrisë
31 August, 2016 @12:45
Portieri i cili e ruajti në stinorin e kaluar portën e Hajvalisë, Petrit Tahiri, në stinorin e ri do të luajë për skuadrën e Vushtrrisë, e cila tashmë e ka rikthyer emrin e saj të mëparshëm, Kosova (V).
Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti me anë të një postimi në llogarinë e tij personale në Facebook.
“Miq dhe familjar, ju njoftoj se nga sot jam pjesë e klubit Kosova (V), klubi ku fillova hapat e parë si futbollist. Ndihem shumë mirë që jam rikthyer në stadiumin ku u rrita si sportist dhe përjetova momentet më të mira të karrierës,” ka shkruar ai.
Kosova e Vushtrrisë sivjet po garon në Ligën e Parë të Kosovës, ndërsa kampionatin e filloi me humbjen ndaj KEK-ut në javën e parë.