ENIS ALUSHI
Alushi rinis stërvitjet
4 November, 2016 @12:15
Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Enis Alushi, po rikthehet nga lëndimi që e kishte lënë atë jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë.
30 vjeçari, qysh nga e martja e kësaj jave ka filluar të stërvitet me skuadrën e tij, Nurnberg.
Alushi ishte lënduar në ndeshjen kundër Bochumit që ishte zhvilluar më 16 shtator, ku i janë shkaktuar problemet në ligamente.
Futbollisti është një emër i rëndësishëm edhe në përfaqësuesen e Kosovës, ndërsa mbetet të shihet nëse do të jetë i gatshëm plotësisht për ndeshjen kundër Turqisë që do të luhet më 12 nëntor.
Më parë, nga lëndimi ishte rikthyer edhe futbollisti tjetër i Kosovës, Loret Sadiku.