Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQËSORE

A&N barazon me Besëlidhjen, shënon transferi i ri

A&N barazon me Besëlidhjen, shënon transferi i ri


30 January, 2021 @17:56

Skuadra A&N nga Prizreni sot e zhvilloi ndeshjen e parë kontrolluese në Shqipëri, ku po qëndron në kuadër të fazës përgatitore.

Ekipi i drejtuar nga Megzon Visoka ka barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen kundër skuadrës nga kategoria e dytë e Shqipërisë, Besëlidhjes së Lezhës.

Goli i A&N u shënua nga transferi i ri, Djellon Dragusha.

Në këtë ndeshje trajneri Visoka u dha hapësirë edhe futbollistëve të rinj që janë bashkë me ekipin në Durrës.

Për ndryshe, kjo është ndeshja e pestë kontrolluese në përgjithësi për skuadrën A&N, pasi që ndeshjet e mëparshme i pati zhvilluar gjatë qëndrimit në Kosovë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë