Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA e KOSOVËS

A&N demolon Kikën për tu kualifikuar

A&N demolon Kikën për tu kualifikuar


16 December, 2020 @15:32

Skuadra debutuese në Ligë të Parë të Kosovës, A&N, ka vazhduar me ritmin e fitoreve të kapura në ligë edhe në Kupë të Kosovës.

Ekipi prizrenas ka kaluar skuadrën e Kikës, duke e mposhtur thellë 5-1 për të siguruar një vend në 16 skuadrat më të mira të Kupës, në të tetën e finales.

Kjo është fitorja e gjashtë radhazi e A&N në të gjitha garat, derisa sulmuesit Hasan Hyseni e Leotrim Gashi shënuan nga dy gola në fitoren e ekipit që deri tash Megzon Visoka po e drejton me mjaft sukses.

A&N - Kika 5-1 [Stefan Kovec p, Hasan Hyseni x2, Leotrim Gashi x2].


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë